Ballina Europë Flota sekrete ruse hyn në Mesdhe po shkon drejt ngushticës së Siçilisë....

Flota sekrete ruse hyn në Mesdhe po shkon drejt ngushticës së Siçilisë. Mister ngarkesa luftarake…!

79
0

Një flotilje ruse ka hyrë në Mesdhe dhe pas pak orësh do të kalojë Kanalin sicilian. Janë tre anije ushtarake që nisen nga veriu i thellë, me një ngarkesë luftarake sa sekrete aq edhe delikate. Dy nuk ishin projektuar për operacione transporti por se misioni i tyre i zakonshëm është zbarkimi i trupave dhe automjeteve sulmuese.

Megjithatë, tani, në skenarin e tensionit global, mitralozat dhe raketat me rreze të shkurtër veprimi në dispozicion të tyre shërbejnë për të zvogëluar rrezikun e befasive armiqësore dhe sabotazhit.

Javët e fundit, Moska ka marr masa të jashtëzakonshme sigurie për transferimin e pajisjeve drejt portit sirian të Tartusit, nga ku më pas shpesh ato shkojnë në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Së pari duke shmangur Detin e Zi, sepse preferon një rrugë më të gjatë në vend që të rrezikojë të bëhet objektiv i dronëve  ose i raketave me rreze të gjatë ukrainase. Kështu, ngarkesat sekrete tani nisen nga Baltiku, përgjatë gjithë bregdetit atlantik të BE-së.

Edhe në Mesdhe, megjithatë, ngarkesat nuk lihen kurrë të vetme por u shoqërohen gjithmonë nga një eskortë e armatosur.

Anijet e para që kanë ndjekur këtë udhëtim janë “Ursa Major” dhe “Sparta IV”, të cilat për muaj me radhë kanë bërë udhëtime të vazhdueshme midis Sirisë dhe Krimesë.

Javën e kaluar, u nisën nga Tartusi drejt Atlantikut, me mbrojtjen e luftëanijes “Grigorovic” që i ka mbajtur nën mburojën deri në Gjibraltar.  Në të kaluarën, dy ngarkesa e mëdha – janë fotografuar nga satelitët ndërsa zbarkonin në portin sirian bateritë kundër-ajrore S-300 dhe lloje të tjera armësh.

Tani, tre anije po lëvizin në drejtim të kundërt, duke filluar nga rajoni i Shën Petersburgut, me një ndalesë të shkurtër në Kaliningrad. Ky është “Ivan Gren”, një nga anijet më moderne sulmuese amfibe ruse; të anijes “Alexander Otrakovsky”, e ngjashme me anijen e katërt “Ropucha” të mbytura ose të dëmtuara në Krime nga raketat e Kievit

Janë projektuar për të mbajtur tanke, e armatime të tjera. Lëvizjet e tyre tregojnë se si Kremlini vazhdon të luajë një lojë globale, në të cilën përveç Ukrainës synon të pushtojë pozicione në vende të tjera dhe në kontinente të tjera, shkruan La Repubblica