Ballina Sport Armando Broja ‘violinë e parë’, sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos

Armando Broja ‘violinë e parë’, sulmuesi i dha përgjigjet e duhura Sylvinhos

82
0

Armando Broja bëri Armando Brojën edhe pse Kombëtarja humbi 1-0 kundër Suedisë. 77 minuta në fushë për sulmuesin e Chelsea të huazuar te Fulham i dhanë përgjigje Sylvinhos se për kuqezinjtë është një luks i madh lënia e tij në stol, aq më keq të mendohet se 22-vjeçari do jetë jashtë Evropianit për shkak se nuk ka marrë minutat e duhura në Premier League.

‘Dirigjenti’ i Kombëtares, Sylvinho pas ndeshjes në Stockholm tha se Broja është një pikë referimi në sulm dhe për këtë shkak pritet që djaloshi të ketë rolin kryesor në ‘ansamblin’ e Gjermanisë, duke qenë një zgjedhje e parë në fazën e avancuar.

I fortë në dyluftime, driblues dhe i qartë në lojën një për një, Broja ia doli të shënonte, por për fat të keq disa centimetra më shumë e nxorën jashtë loje, teksa u pengua edhe në zonë për një penallti të mundshme që nuk u fërshëllye nga arbitri.

Paçka humbjes kundër Suedisë, Kombëtarja fitoi sërish Brojën, sulmuesin që luante minutat e para pas një kohe të gjatë me kuqezinjtë, kjo për shkak të lëndimit.