Ballina Aktualitet VIDEO / Nga India në Tepelenë, publikohen pamjet kur emigrantët tentojnë t’i...

VIDEO / Nga India në Tepelenë, publikohen pamjet kur emigrantët tentojnë t’i ikin policisë

0
97

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Delta” janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, pasi dyshohet se janë bashkëautorë për transportimin kundrejt pagesave të 8 emigrantëve nga India. Ata u kapën në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

“Si rezultat i ndjekjes së shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas do të kryenin në mënyrë të organizuar, transportimin e disa emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufijve, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacionale dhe të Policisë Rrugore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delta””, njofton policia.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 22-vjeçari me iniciale K.P. dhe bashkëmoshtari i tij tjetër me iniciale E.K., si dhe u shpall në kërkim 21-vjeçari me iniciale A.R., që të tre banues në Lushnje.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.