Ballina Kronika Lezhë, drejtuesi del nga makina dhe rreh me grushta kalimtarin se i...

Lezhë, drejtuesi del nga makina dhe rreh me grushta kalimtarin se i kërkoi të kalonte rrugën

99
0

Pas Tiiranës, një tjetër çmenduri me drejtuesit e mjeteve ka ndodhur edhe në Lezhë.

Një 33-vjeçar ka rrahur një kalimtar, i cili ka kërkuar të kalojë rrugën.

Ngjarja ka ndodhur tek ura e Cenit.

Mësohet se viktima i ka kërkuar drejtuesit të mjetit të priste që të kalonte rrugën, por ai ka zbritur nga makina dhe e ka goditur disa herë 44-vjeçari.

44-vjeçari ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë dhe kokë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha ne spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dhunës.