Ballina Ekonomia “Garancia mbulon 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar”, ministri Mete jep...

“Garancia mbulon 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar”, ministri Mete jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme miratojmë detajet e garancisë për sektorin fason

91
0

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u bë e ditur nga ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Ministri Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë.

“Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri.