Ballina Aktualitet GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i...

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

84
0

Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për Korrupsioni pasiv dhe fshehje të pasurisë. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite”, është shprehur Qato.