Ballina Politika Manja takim kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ-së, zbardhet fokusi bisedimeve

Manja takim kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ-së, zbardhet fokusi bisedimeve

145
0

Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte në fokus të takimit të zhvilluar të enjten në Ministrinë e Drejtësisë, mes ministrit Ulsi Manja, kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe kryetarit të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Çela.

Ministri i Drejtësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, qëllimi i takimit ishte të diskutohej për përmbushjen e Hartës së Re Gjyqësore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.

Diskutimi u përqendrua në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ambientet e punës për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore, duke pasur parasysh nevojat afatshkurtra dhe afatgjata.