Ballina Kulturë Shfaqja “Një shtrat plot me të huaj” korr sukses në teatrin e...

Shfaqja “Një shtrat plot me të huaj” korr sukses në teatrin e Durrësit

205
0

Komedia “Një shtrat plot me të huaj” e autorit Dave Freeman, e cila erdhi premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pasditen e të enjtes rezulton një sukses me bileta të shitura për të gjitha netët.

Komedia angleze, “Një shtrat plot me të huaj”, përkthyer nga Kastriot Çipi dhe me regji të Adelina Muça është një shfaqje me plot situata komike, të çuditshme e të furishme të cilat me kulmet e tyre do të sjellin humor dhe argëtim për publikun. Një komedi brilante interpretuar nga aktorë të njohur si: Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marianaku, Rudina Dembacaj, Selma Bakalli.

Komedi do të vijojë të shfaqet në teatrin e Durrësit edhe në datat 29, 30 dhe 31 mars, ndërkohë që publiku i Durrësit e k mirëpritur këtë shfaqje me duartrokitje dhe vlerësime.