Ballina Bota Ndërron jetë papritur ish-gangsteri i kthyer në politikan, dyshohet se…

Ndërron jetë papritur ish-gangsteri i kthyer në politikan, dyshohet se…

183
0

Një ish-gangster i kthyer në politikan në Indi, ka së fundmi vdekur nga një arrest kardiak i papritur, njoftonin autoritetet në shtetin verior Uttar Pradesh.

63 vjeçari Mukhtar Ansari, ka kryer pesë mandate deputeti për krahinën e tij, por prej vitit 2005 ka qenë i burgosur për akuza te shumta.

Rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta teksa familjarët akuzojnë se i është dhënë substancë helmuese në burg, edhe pse nuk kishte raportime për simptoma helmimi.

Policia ka shtuar sigurinë në qytet dhe rreth shtëpisë së Ansari pas lajmit të vdekjes së tij.

I ndjeri drejtonte bandën e tij kriminale prej viteve 1990 dhe kishte më shumë se 60 akuza kundër tij, 15 prej të cilave ishin vrasje.

Por çuditërisht ai arriti të kandidonte në vitin 1996 në qytezën e tij të lindjes Mau dhe fitoi postin.