Ballina Aktualitet Udha e Kryqit në Sheshin Nënë Tereza, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e...

Udha e Kryqit në Sheshin Nënë Tereza, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë në pritje të Pashkëve

167
0

Nën drejtimin e Imzot Arjan Dodaj, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, kremtohet ‘Udha e Kryqit’ nga besimtarët katolikë në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Sot përkujtohet kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës. E premtja para pashkëve njihet si ‘e premtja e zezë’. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, që është dita e ngjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.

Imzot Arjan Dodaj nga sheshi Nënë Tereza dha mesazhe paqeje, duke kujtuar vuajtjet e Krishtit duke bërë thirrje për sa më shumë dashuri familjare.

Gjithashtu, ai kujtoi kalvarin e kryqit, edhe në kuadrin e ikjeve dhe largimit të të rinjve nga vendi, duke dhënë mesazhin e rimëkëmbjes së kësaj plage përmes besimit dhe ecjes së bashku me Krishtin në Udhën e Kryqit të Golgotës.