Ballina Aktualitet Parashikimi i motit, 18 Janar 2024

Parashikimi i motit, 18 Janar 2024

84
0

Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten rrebeshe të shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara rrebeshet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent por në sasi më të pakta. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 80 km/h në det të hapur nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 7 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu