Ballina Kosovë Haradinaj i drejtohet Kurtit: O i mjerë, sytë e SHBA-ve e kanë...

Haradinaj i drejtohet Kurtit: O i mjerë, sytë e SHBA-ve e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja

53
0

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës”, kështu është shprehur Ramush Haradinaj.

Këto komente, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë në një postim në Facebook, pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë me sytë e tyre, por ka shtuar se as ata nuk duhet të presin që ai Beogradin ta shohë me sytë e tyre.

“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”!

Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!, shkruan Haradinaj.

“Një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve: As nuk pres që ShBA-të ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Kurti në një intervistë për “Public Square” teksa  po fliste për marrëdhëniet me SHBA-të.