Ballina Aktualitet Rrëfimi ndryshe i Elizabeta Imeraj, ish-prokurorja e dosjeve të bujshme: Ja këshilla...

Rrëfimi ndryshe i Elizabeta Imeraj, ish-prokurorja e dosjeve të bujshme: Ja këshilla që u jap fëmijëve, prindërit u prekën për…

62
0

Elisabeta Imeraj, në një rrëfim në news 24 për karrierën dhe jetën përtej profesionit ajo ndaloi te prindërit dhe përjetimi i tyre pas largimit të saj nga sistemi i drejtësisë duke folur dhe për rolin e saj si nënë e dy fëmijëve.

“Dita e parë e punës time ka qenë ushtrimi i detyrës si prokuror, ky është një shanc që ma ka dhënë shkollimi duhur dhe për këtë falenderoj në mënyrë të veçantë prindërit e mi të cilët ishin dhe personazhet që u mërzitën më shumë nga dalja ime nga sistemi i drejtësisë për shkak të impenjimit të tyre në këtë rrugëtim dhe ajo që për mua ka qenë një lloji ngarkese emocionale ka qenë pikërisht kjo”- tha Imeraj për NEWS24.

Ish prokurorja Imeraj është nënë e një vajze 17 vjeç dhe një djali 13 vjeç ku ndër të tjera tregoi se cilat janë dy këshillat që ju jep atyre.

“ E para dhe këtë nuk e kam vetëm për fëmijët e mi por për të gjithë që të jenë vetvetja. Njerëzit pa bazament të idenditetit të tyre mundohen të krijojnë apo të huazojnë modele. E dyta lidhet me një aspekt shumë të rëndësishëm që është të jemi të njerëzishëm”- tha Elizabeta Imeraj.