Ballina Politika A është Gazment Bardhi mashtrues, pse nuk e çoi dosjen e Olsi...

A është Gazment Bardhi mashtrues, pse nuk e çoi dosjen e Olsi Ramës në SPAK?

104
0

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka treguar edhe njëherë se është i “paburrë” dhe se nuk mban fjalën, pasi për të “pazari” vlen më shumë se një premtim. Javën që shkoi zoti Bardhi denoncoi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të “Xibrakës”. Bardhi ka publikuar disa dokumente të prokurorisë, ku përfshirja e Olsi Ramës, sipas tij, është lënë pa emër, por sipas tij është identifikuar makina që ai përdor. Dhe i ndodhur përpara kësaj situate ai madje paralajmëroi se do t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një kallëzim penal. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, e vetmja gjë që po përpiqen të mos e thonë qartë opozitarët e Berishës dhe vetë Gazment Bardhi, është se ai nuk ka bërë padi në Prokurorinë Speciale për Olsi Ramën lidhur me pretendimet e tij të bëra publike tre ditë më parë. Pavarësisht se e njoftoi me urgjencë konferencën për shtyp, edhe pse kishte arritur të kuptonte që në makinë ishte një burrë i gjatë dhe me flokë të zeza, edhe pse është i bindur se ai është Olsi Rama, nuk ka bërë padi. Për të gënjyer gazetarët, por më shumë ata që rrinë poshtë penxheres, ka shkuar në SPAK, por dyshohet aty nuk ka bërë padi. Dyshohet se zoti Bardhi i ka bërë kërkesë SPAK-ut që ata të bëjnë kallzim për Olsi Ramën. Pra në një farë mënyre e ka trajtuar SPAK si organ varësie që vihet në lëvizje me dëshirat e tij. Pak a shumë siç i ka bërë kërkesë para një viti që të kallëzojë Flamur Nokën se ka pasur një vilë të fshehtë në Lalëz. Nuk di pse i është shmangur padisë kur është i sigurt që ka fakte. Aq i sigurt sa ishte në vlerësimet tij, s’kishte pse i trembej padisë. Fakti që nuk bëri padi, po i kërkoi SPAK të bëjë vetë kallëzim bazuar në ato që thotë ai, është një përpjekje për të nxjerrë gështenjat me duart e SPAK, pasi ka frikë se vetë mund të përfundojë si historia e Babale 1, ku autori i “denoncimit” tani ka tre vjet që ose i fshihet gjykatës, ose e shantazhon politikisht, ose zvarritet pas Ulsiut për amnisti penale. Duke e pasur të qartë fatin e Salianjit që ndërmori operacionin Babale 1, autori i Babale 2, duket që është më i kujdesshëm. Dhe nuk bën keq se instikti i juristit, e ndihmon në këtë rast të mos përfundojë si Salianji. Nga ana tjetër fakti që vazhdon bërtet që kam bërë Padi në SPAK, duke gënjyer publikisht, tregon se ai ka nevojë të forcojë besimin tek penxherja mbi Rrugicë, se ai nuk bën kompromise me Edi Ramën, pavarësisht marrëveshjes për normalizimin. Pra i duhet të tregojë se i ka treguar vendin Edi Ramës, duke i gënjyer ata. Në finale, 48 orë pas zhurmës së tij, nuk kemi asnjë padi në SPAK, por vetëm një frikacak dhe gënjeshtar, që do të duket dhe trim dhe besnik.