Ballina Politika Çfarë do ndodhë më mandatin e Olta Xhaçkës? Lindita Nikolla zbulon datën...

Çfarë do ndodhë më mandatin e Olta Xhaçkës? Lindita Nikolla zbulon datën kur do mblidhet Këshilli i Mandateve

61
0

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçkës.

Deklarata është bërë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, pasi demokrati Gazment Bardhi ka kërkuar informacion. Bardhi i është drejtuar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikollës duke i thënë se mazhoranca po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi: “Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.”

Nikolla: “Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për ketë çështje për të vijuar procedurën.”

Bardhi: “Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.”