Ballina Politika Rezart Kthupi: Dyshime të qenësishme mbi përdorimin e marrëveshjes ndërmjet maxhorances dhe...

Rezart Kthupi: Dyshime të qenësishme mbi përdorimin e marrëveshjes ndërmjet maxhorances dhe Rithemelimit për miratimin e një ligji që do të cënoje punën e organeve të reja të drejtësisë

74
0

Avokati Rezart Kthupi ka reaguar për bulevard news lidhur me amnistinë që ka qenë përplasja e ditës e shoqëruar edhe me akuza të ndërsjellta. Sipas tij “Në versionin fillestar të saj teksti i projekt ligjit nuk parashikonte në asnjë dispozite te tij uljen e dënimit apo kufizimin e ndjekjes penale për personat të gjykuar apo te hetuar nga SPAK apo GJKKO”

Kthupi: Amnistia eshte derguar ne Kuvend si propozim ligjor i Ministrise se Drejtesise. Ne versionin fillestar te saj teksti i projekt ligjit nuk parashikonte ne asnje dispozite te tij uljen e denimit apo kufizimin e ndjekjes penale per personat te gjykuar apo te hetuar nga SPAK apo GJKKO. Gjate procedurave parlamentare te diskutimit te projectligjit, nw Komisionin Parlamentar te ligjeve, deputetet e partise Demokratike paraqiten amendime per perfitimin nga amnistia edhe te personave te denuar, ne gjykim, apo ne hetim per vepra penale te kryera gjate protesave (te thirrura nga opozita apo shoqeria civile). Vetem pas miratimin ne parim te ketij propozimi filloi vallja ne propozimeve te deputeteve te maxhorances te cilat prodhuan draftin e propozuar nga Komisioni i Ligjeve i cili perfshin ne faljen nga amnistia edhe zyrtare apo subjekte te denuar apo nen hetim nga SPAK dhe GJKKO. Ky eshte casti ne te cilin Partia Demokratike deklaroi se nuk do ta votoje projektligjin per amnistine, per sa kohe, mbeteshin pjese e tij ndryshimet e bera ne Komisionin e Ligjeve. Futja ne proceduren e votimit pa nje draft te qarte dhe publik se cfare do te votojne deputet, bashkuar edhe me informacionit e rrjedhura dje ne median e shkruar per perfshirjen ne draftin e ligjit te dispozitave qe lehtesojne poziten penale te zyrtareve te hetuar dhe denuar nga GJKKO dhe SPAK, ngrene dyshime te qenesishme mbi perdorimin e marrveshjes ndermjet maxhorances dhe Rithemelimit per miratimin e nje ligji qe do te cenoje punen e organeve te reja te drejtesise.