Ballina Bota Izraeli tërheq të gjitha trupat nga Gaza jugore, ka mbetur vetëm një...

Izraeli tërheq të gjitha trupat nga Gaza jugore, ka mbetur vetëm një brigadë

72
0

Gjatë natës, ushtria izraelite tërhoqi të gjitha trupat tokësore nga Rripi jugor i Gazës, pas katër muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis.

Aktualisht ka mbetur vetëm një brigadë, Nahal. Brigada Nahal ka për detyrë të mbrojë korridorin e quajtur Netzarim, i cili kalon Gazën nga zona Be’eri në jug të Izraelit deri në brigjet e saj.

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e 4 ushtarëve në luftime në Gaza, në jug të Rripit.

Zëdhënësi ushtarak e bëri të ditur këtë, duke shtuar se “burra të armatosur që dolën nga një tunel në një ndërtesë të shkatërruar hapën zjarr ndaj trupave patrulluese përgjatë rrugës logjistike të ushtrisë izraelite në Khan Yunis”.

Ata janë Ido Baruch (21 vjeç), Amitai Even Shoshan (20), Ilai Zair (20) dhe Reef Harush (20). Numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza tani është rritur në 260.