Ballina Aktualitet Nikoll Lesi: Shkofshin në ferr ata që masakruan Zamir Dulen!

Nikoll Lesi: Shkofshin në ferr ata që masakruan Zamir Dulen!

57
0

Nikoll Lesi ka reaguar për ndarjen nga jeta, të gazetarit Zamir Dule, që ngeli me pasaoja nga dhuna barbare e Sali Berishës.

“Gazetari që themeloi kronikën e zezë dhe gazetarinë investiguese në Shqipëri shkoi në Parajsë. Ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare.

Që prej 3 marsit 1997, kur e masakruan forcat e pushtetit të kohës në Tiranë, ai nuk u bë më siç mund të ishte një njeri normal.

Kjo për faktin se e rrahën dhe e torturuan forca e policisë sekrete të pushtetit të Berishës në atë vit të mbrapshtë, viti 1997.

Në lidhje me këtë ikje nga kjo jetë të gazetarit të Koha Jonë të viteve 1993-1997 kanë reaguar të gjithë gazetarët dhe mediat serioze.

Të gjithë kishin një kërkesë: Shkofshin në FERR ata që torturuan në qelitë e policisë gazetarin Zamir Dule!

Edhe ata që urdhëruan këtë krim ç’njerëzor”, shkruan në gazetën e tij Lesi.