Ballina Politika Prej 2 muajsh urgjenca jashtë funksionit/ “A kanë ikur dritat për 2...

Prej 2 muajsh urgjenca jashtë funksionit/ “A kanë ikur dritat për 2 orë në QSUT dhe kanë ndërruar jetë 4 të sëmurë?”, Vokshi vendos ‘me shpatulla pas murit’ ministren e Shëndetësisë në komision

74
0

Në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e urgjencës në QSUT tashmë prej 2 muaj, pas zjarrit që përfshiu katin 0 të spitalit.

‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat  shumicës e rrëzuat kërkesën time ta bënim seancën në QSUT. Sa mund të ndihmoni për zgjedhjen  situatës. Meqë kishte dhe 2-3 deputetë që e miratuan si propozim do të doja të vijë sa më parë ministra dhe Drejtoresha, pasi para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegu dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro. Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më .17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.