Ballina Kosovë Ivan Krastev: Kurti mund të jetë i hapur për kompromis me Vuçiç...

Ivan Krastev: Kurti mund të jetë i hapur për kompromis me Vuçiç përpara zgjedhjeve në SHBA

99
0

 

Ka pak gjasë që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim sa i përket dialogut në këtë vit sipas drejtorit të Qendrës për Strategjitë Liberale në Sofje, Ivan Krastev. Megjithatë nëse do të ndodhë diçka, “probabiliteti që të ndodhë mund të jetë në fund të këtij viti”, u shpreh ai në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Balkan Debrief.

Presioni ndërkombëtar mund të ndikojë për të gjetur një zgjidhje por Krastev mendon se politika e brendshme do të jetë e rëndësishme sepse edhe Kurti edhe Vucic do të duhet të bindin elektoratin në vendet e tyre. Prandaj për Krastev kjo do të thotë se “Fusha e lojës nuk i përket thjesht fuqive të mëdha. Liderët lokalë do të thonë fjalën e tyre dhe ata mund t’i ndryshojnë gjërat nëse vendosin ta bëjnë…”

Mbajtja e zgjehdjeve në Veri të Kosovës dhe krijimi i Bashkësive me Shumicë Serbe janë dy kushtet që Kurti duhet t’i përmbushë për të kthyer normalitetin me fiqnjin e tij, Serbinë. I ndikuar nga politika e madhe dhe vecanërisht nga një kthim i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Krastev mendon se “Kurti mund të kërkojë një kompromis sepse Kosova mund të humbasë shumë më shumë se Serbia nga një ndryshim i mundhsëm në SHBA”

Nga kjo pikëpamje, kryeministrit Kosovar i kanë mbetur vetëm disa muaj ta tentojë të arrijë kompromisin dhe i udhëhequr nga pasiguria e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA Krastev mendon se “Albin Kurti është i ndërgjegjshëm që ndoshta është më mirë për të të tentojë një zgjidhje gjatë adminsitratës së Biden sepse nuk e di se çfarë do të vijë më vonë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu