Ballina Aktualitet U aludua se rektori i “Mjekësisë” nën hetim nga autoritetet italiane, reagon...

U aludua se rektori i “Mjekësisë” nën hetim nga autoritetet italiane, reagon Arben Gjata

83
0

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata ka mohuar të këtë dhënë titull për guvernatorin e Sardenjës nga universiteti që ai drejton. Për mediat ai është shprehur se deri më tani nuk është pyetur apo të ketë marrë dijeni për fillimin e një hetimi nga autoritetet italiane

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, sipas mediave italiane po hetohet në shtetin fqinj, për një diplomë nderi që i është akorduar Guvernatorit të Sardenjës Christian Solinas.

Në lidhje më këtë lajm, Rektori Arbën Gjatën u pyet nga mediat i cili u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në zbatim të vendimit të gjykatës.

Mjeku Gjata u shpreh se nuk është në dijeni se ndaj tij po zhvillohet një hetim nga ana e prokurorisë dhe se nuk e njeh personin për të cilën është akorduar medalja e nderit.

Sipas Gjatës, Universiteti nuk ka dhënë asnjë diplomë nderi pasi këtë e bën Ministria e Arsimit.

Sipas hetimeve italiane, ky titull është dhënë në këmbim të ndërhyrjes që Solinas do të kishte te ministri i Jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Mediat italiane raportojnë se Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu