Ballina Kronika Futet më të kuqe, ‘Toyota’ përplaset me një ‘Ford’ në Durrës, një...

Futet më të kuqe, ‘Toyota’ përplaset me një ‘Ford’ në Durrës, një i plagosur! Vonohet ambulanca

44
0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Dy makinat janë përplasur pas një manovre të gabuar në këtë aks.

Ka qenë drejtuesi i automjetit tip Toyota, që është futur gabimisht gjatë kohës që semafori ka qenë i kuq, ndërkohë që mjeti tip Ford ka qenë në lëvizje.

Kjo manovër është bërë shkak për aksident, duke lënë të plagosur drejtuesin e Toyotës, i cili u dërgua në spital.