Ballina Kronika Eksperti tregon rrezikun nga klonimi i kartave: Si po vidhen bankomatet në...

Eksperti tregon rrezikun nga klonimi i kartave: Si po vidhen bankomatet në Shqipëri

67
0

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi vodhën para në 4 bankomate të ndryshme në Tiranë.

Përmes ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, ata mundën të merrnin shuma parash nga disa ATM në kryeqytet. Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania se teknika e përdorur nga grabitësit bën të mundur klonimin e të dhënave të kartës dhe kopjimin e PIN.

Ai tha se kjo metodë që përdor një pajisje të posaçme është e mundur të aplikohet vetëm në bankomatet e vjetër, të cilët janë më të rrallë, por nuk mungojnë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

“Është një teknikë e vjetër, vendoset një pajisje mbi pajisjen ku ti vendos kartën, që klonon kartën tënde, dhe mbi tastierë vendoset e njëjta gjë dhe të marrin PIN.

Nuk është rasti i parë, në 2007 ka qenë rasti i parë në Shqipëri, ka pasur edhe në 2010 dhe tani na erdhën rumunët. Këto lloj kartash klonohen nga një pajisje që kopjon shiritin magnetik.

Aplikohet te bankomatet e vjetra, ku vendoset “skimeri”. Bankat e mëdha nuk i përdorin këto bankomate, por ende ka disa të tillë në Tiranë dhe qytet të tjera të vendit. Ky problem duhet të zgjidhet në radhë të parë nga bankat, që duhet ruajnë sigurinë e klientëve të tyre”, tha eksperti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu