Ballina Sport E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmon punonjësi i klubit të Partizanit (Emri)

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmon punonjësi i klubit të Partizanit (Emri)

77
0

Një nga punonjësit më të vjetër të klubit të Partizanit, Luan Gjini është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq përmes një postimi në faqen zyrtare. Të kuqtë i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij.

Klubi Partizani me keqardhje të thellë njofton lajmin e ndarjes nga jeta të një prej punonjësve më te vjetër të klubit, Luan Gjini. “Lani” siç e njihnin të gjithë nuk ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë për të mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 54 vjeçare. Ai ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 2 dekadash duke qenë gjithmonë i përkushtuar në shërbim të skuadrës së tij të zemrës dhe Akademisë Partizani.

Klubi i Futbollit Partizani dhe presidenti Gaz Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.