Ballina Politika Basha: Nëse më thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin Tims do...

Basha: Nëse më thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin Tims do të shkoj me dëshirë, se nuk kam pak për të thënë

89
0

Basha: Të më thërrasin si dëshmitar në Komisionin Parlamentar për Sistemin Tims do të shkojë. Por ne bëjmë sikur kemi institucione, por nuk kemi institucione. Kjo është një inerci shkatërruese dhe vetshkatërruese, e diktuar nga kjo politikë e mbrapsht. Se kam fjalën vetëm për këtë rast. Si mundet që për cështje të tilla serioze, të komunikohet përmes statuseve apo përmes medias. Sigurisht në qoftë se ka një kërkesë nga komisioni padiskutim që do të shkoj dhe do të shkoj me dëshirën më të madhe se nuk kam pak për të thënë.
Ajo që ka ndodhru me sistemin Tims, është ajo që ka ndodhur me çdo sistem tjetër të të dhënave konfidenciale të shtetasve shqiptarë. E pamë në zgjedhjet e 2021-shit se si u kompromentuan këto të dhëna, shohim në mënyrë të rregullt sulme të suksesshme të hakerave, sa nga Irani sa nga vendet e tjera dhe një larje duarsh nga qeveria nga përgjegjësia dhe qeverisja. Edhe kjo vërteton që qeverisja është e dështuar dhe de facto e dorëhequr nga përgjegjësitë që ka, duke nisur nga përgjegjësitë që ka për sigurinë kombëtare. E padiskutim Timsi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ka të bëjë me rendin publik, ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit.