Ballina Bota Vrasja e tre djemve të tij, lideri i Hamasit: Kjo nuk do...

Vrasja e tre djemve të tij, lideri i Hamasit: Kjo nuk do të ndryshojë kërkesat tona në bisedimet për armëpushim

67
0

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve të tij në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.

Ai i tha kanalit satelitor Al Jazeera se djemtë e tij “u martirizuan në rrugën e çlirimit të Jeruzalemit dhe Xhamisë Al-Aksa”.

“Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes dhe nuk vlerëson asnjë standard apo ligj,” tha zoti Haniyeh, i cili jeton në mërgim në Katar.

Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin e tij negociues.

Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai.

Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.