Ballina Lifestyle U përfol se ishte ndarë nga bashkëshorti, këngëtarja shqiptare habit me postimin...

U përfol se ishte ndarë nga bashkëshorti, këngëtarja shqiptare habit me postimin e fundit

82
0

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në median rozë sa i përket martesës dhe marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

Prej disa kohësh, këngëtarja nuk ishte shfaqur me bashkëshortin e saj në postimet e ndryshme në rrjetet sociale por ditën e sotme mesa duket Adelina ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet rreth martesës së saj.

Tahiri ka publikuar portretin familjar në Instagramin e saj, përmes të cilit i ka uruar të gjithë ndjekësve festën e Bajramit.

Në galerinë e fotove të postuara, Tahiri shfaqet përkrah djalit dhe bashkëshortit të saj, ku të tre janë kombinuar më së miri, duke u veshur me të zeza.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë kohë më parë, Adelina pranoi se martesa e saj po kalonte një krizzë.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime” u shpreh Adelina.