Ballina Rajoni Osmani tregon si i vuri në kontakt Kurtin dhe Kryediplomatin e Ukrainës-...

Osmani tregon si i vuri në kontakt Kurtin dhe Kryediplomatin e Ukrainës- lobova që të mos votojnë kundër Kosovës në KiE

138
0

Bujar Osmani, kandidat për president në Maqedoninë Veriore, tregoi  në Pressing që ishte ai që kishte lidhur komunikimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës, dhe kishte lobuar vetë ai që Ukraina të mos votonte kundër Kosovës në Këshillin e Europës.

“Unë kam ndërmjetësuar komunikimin ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës që Ukraina të mos votojë kundër në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe ajo ka qenë një përpjekje e imja t’i lidhë kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të Ukainës.

Ukraina nuk voton kundër edhe pse nuk e njeh Kosovën”, tha Osmani në Pressing.

“Unë kam lidhur komunikimin ndërmjet Kurtit dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës dhe unë kam bërë lobimin që Ukraina të mos votojë kundër në Këshillin e Europës”, tha ai.