I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizajt.
Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dorasit, Valon Aliu.
Në ceremoninë e varrimit janë parë një numër i madh njerëzish.
Aty pa dyshim është edhe vëllai 15-vjeçar, i cili përfundoi i plagosur dje nga incidenti në Qendrën për Punë Sociale.
Me dorën e plagosur lidhur, ai me familjarë të tjerë u panë duke bartur tashmë të ndjerën për në banesën e fundit.