Një i ri shqiptar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Spanjë në qytetin Marbella.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:40, ndërsa shqiptari ka marrë 4-5 plumba me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Qendra tregtare ku ka ndodhur ngjarja në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në larjen e hesapeve mes bandave.
Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën.