Ballina Sport Futbollisti italian vdes pas problemeve në fushë

Futbollisti italian vdes pas problemeve në fushë

69
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin italian.

Në moshën 26-vjeçare ka vdekur futbollisti Mattia Giani, pas problemeve në fushë gjatë ndeshjes Castelfiorentino dhe Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Ai ishte i promovuar nga akademia e Empolit. Giani, u transportua për në spital, futbollisti nuk arriti të mbijetojë.

Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali, brenda një dite pas atij të Evan Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.