Ballina Kronika E rëndë në Berat/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen dyshimet...

E rëndë në Berat/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen dyshimet e para

66
0

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë në banesën e tij në lagjen “Çlirim” të qytetit në Beratit.

Mësohet se prej tre ditësh ai kishte shkëputur kontaktet me familjarët dhe kanë qënë këta të fundit që kanë denoncuar në polici. Pas kontrolleve, 60-vjeçari është gjetur i vdekur në banesë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se vdekja është për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenjas, dhe nga të afërmit është konfirmuar se i ndjeri vuante nga tensioni.

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.