Ndeshja e moshave U-21 mes Erzenit 2-2 Partizani degjeneroi në dhunë pas fërshëllimës së arbitrit në stadiumin e Shijakut. Të dyja kampet u përfshinë në përleshje, teksa policia nuk ka ende një njoftim.
Nga ajo që mësohet, dy nga lojtarët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa rreth 20 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet për ngjarjen
Njoftimi
Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.