Ballina Politika Elona Guri, reagon pas akuzave të Metës për tradhti

Elona Guri, reagon pas akuzave të Metës për tradhti

90
0

Elona Guri, një prej të akuzuarave të mëdha të Ilir Metës, ka bërë një reagim pas dorëheqjes së “tradhtarit” tjetër Endrit Braimllari, si nënkryetar i Partisë së Lirisë.

“Jam krenare per rrugetimin tend miku im! Qe nga gjimnazist e deri ne prind, ti nuk levize kurre prej boshtit te vlerave te tua.

Kemi ndare bashke sakrificat dhe punen e palodhur per te cuar perpara misionin LSI, qe shume e quanin te pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar.

Por pa tradhetuar kurre idealet tona dhe duke qene model i asaj levizje pozitive qe perfaqesonte partia jone LSI ne keto 20 vite per te gjithe ata mijera burra, gra e te rinj ne te gjithe Shqiperine”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku deklaron dorëheqjen.

Raportohet se Guri është përjashtuar nga Ilir Meta, nga Partia e Lirisë, por ende s’ka konfirmim zyrtar.