Ballina Aktualitet Nën akuzë për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore, jepet masa...

Nën akuzë për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore, jepet masa për dy të arrestuarit

87
0

Gjykata e Elbasanit këtë të premte ka dhënë masën e sigurisë për dy personat të cilët akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se Gjykata ka vendosur “Arrest shtëpie” deri në sqarimin e plotë të ngjarjes për Rexhep Ballën, ndërkohë për të akuzuarin tjetër B.Jollen është vendosur masa “Arrest me burg”.

Jolla ka deklaruar para oficereve se e kanë zhveshur 31-vjeçarin.

Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u be nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit ku dy të akuzuarit punonin si roje.  Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.