Ballina Lifestyle Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s’do...

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s’do t’ia dijë për ne

67
0

Kosova dhe mbarë opinioni publik shqiptar prej disa ditësh është nën zymtsin e shkaktuar si pasojë e vrasjes së dy grave, që ka sjellë një tronditje sociale.

Në kuadër të këtij irritmi publik, këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina kërkon armatosjen e grave dhe vajzave me qëllim vetëmbrojtjen.

Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën!

Mbroni me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet!

Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më”,- është shprehur ajo në një postim në rrjetet sociale.