Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 51 vjeç, banues në Krujë.
Shërbimet e Policisë, në një minierë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.