Ballina Sport Vërshëllima, duartrokitje dhe kore, emocionet e përziera të tifozerisë së Romës

Vërshëllima, duartrokitje dhe kore, emocionet e përziera të tifozerisë së Romës

108
0

Vërshëllima për Smalling, duartrokitje për De Rossin dhe kore për Jose Mourinhon.

Tifozeria e Romës nuk e harron portugezin Jose Mourinho, i shkarkuar të martën, teksa krahas pankartave të shumta që shprehnin mirënjohjen ndaj tij, nuk munguan as koret dedikuar portugezit.

Duartrokitje edhe për Daniele De Rossin, djali i shtëpisë që pasi luajti me Romën gjithë karrierën si futbollist, u rikthye te verdhekuqtë me misionin e vështirë për të zëvendësuar Mourinhon.

Tërhoqën vëmendjen edhe vërshëllimat ndaj anglezit Chris Smalling, në momentin që në ekran u shfaq ai duke zbritur nga autobusi. Tifozeria e Romës duket se nuk ia fal atij dhe Renato Sanchezit, që pas shumë kohësh të dëmtuar, zgjodhën të flasin vetëm pas largimit të Mourinhos.

Sa i përket fushës, pjesa e parë u dominua totalisht nga Roma, që shënoi golin e avantazhit me anë të Lukakut dhe më pas dyfishoi shifrat me golin e kapitenit Loreno Pellegrini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu