Nga Skender Kapiti
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të kërkojë këtë të hënë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë. Ai ka deklaruar se kjo gjë përbën interes thelbësor të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.
Kjo shënon për herë të parë në historinë e Shqipërisë një përkrahje e mbështetje kaq të madhe financiare për Kosovën inicuar nga një shtetar,deputet dhe kryetar i një partie politike nga Shqipëria.Kosova gjithmonë si mbështetje nga Shqipëria ka pasur vetëm alibira dhe deklarata retorike pseudopatriotike gjoja në mbështetje për Kosovën gjatë gjithë historisë 100 vjecare të Shtetit shqiptar.
Këtu mund të përmëndim p.sh.“kontributet” e Edi Ramës për 50 mijë euro për një spital në Preshevë , mund të përmëndim kundërshtimin e Partisë Socialiste për “Rrugën e Kombit”. Mund të përmëndim gjobën e “Rrugës së Kombit” për shqiptarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri si respekt për kontributin e jashtëzakonshmë dhe vendimtar që Kosova ka dhënë historikisht për kombin dhe për Shqipërinë, rrugë e cila nisi kur po Basha ishte Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, rrugë si projekt për bashkimin e shqiptarëve pra për integrimin shqiparo-shqiptar dhe jo për “Open Ballanin” shqiptaroserb e antiKosovë të Edi Ramës.
Politikani Basha e vlerëson si domosdoshmëri armatosjen e Kosovës për sigurimin e Kosovës , gje e cila është në të mirë edhe të sigurisë gjithkombëtare shqiptare kur ai kërkon 50 milion euro ndihmë nga Shqipëria për forcimin dhe modernizimin e Kosovës, duke kërkuar që kjo kërkesë e tija“të mos bjerë në nivelin e ulët të debatit politik” duke pasur kështu parasysh të kaluarën politike por jo vetëm politike por edhe mediatike, sidomos të atyre të cilët paguhen për agjenda antishqiptare dhe antikKosovë.