Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhet nga një grup mjekësh italianë.
Mjekët italianë do të kryejnë ekspertizën mjekoligjore të 3-vjeçarit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.
Babai i Brianit hodhi akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.
I ati i 3-vjeçarit, u shpreh se mjeku ka gënjyer kur tha se djali ka dalë duke qarë nga klinika dhe duke kërkuar të vëllain. Sipas tij, vogëlushi s’ka folur asnjë fjalë pas operacionit dhe doli i përgjumur.