Ballina Ekonomia Euro në rënie drastike/ Muaji prill çon monedhën europiane në pikiatë, ja...

Euro në rënie drastike/ Muaji prill çon monedhën europiane në pikiatë, ja çfarë po ndodh me lekun

87
0

Euro po vazhdon të bjerë në kursin e këmbimit përballë lekut. Muaji prill dëshmoi se monedha europianë pati një ecuri të ngjashme me periudha piku, si korriku apo dhjetori, kur vijnë flukset më të mëdha nga jashtë.

Sot ajo këmbehet 100.7 lekë. Ekspertët e tregjeve argumentojnë se ndikim të madh në këtë ecuri ka pasur këtë vit, fluksi i turizmit, ku numri i vizitorëve është 40% më i lartë se vitin e kaluar.

Nëse ky është faktori kyç, kjo lajmëron se kursi do të vazhdojë të bjerë më tej, gjatë verës, kur Shqipëria pritet të përjetojë një sezon të mbingarkuar me turistë.

Leku është forcuar gjatë viteve të fundit, edhe përballë valutave të tjera, si dollari, franga e paundi, të cilat këtë fund prill po konvertohen në nivelet më të ulëta historike.

Banka e Shqipërisë dhe Qeveria nuk kanë dalë garant për të mbrojtur luhatjet e mëdha të kursit, por kanë gjetur mënyra për të ndihmuar sektorë të vecantë, që janë përballur me humbje.