Ballina Kulturë Autoriteti i Dosjeve firmos bashkëpunimin me RTSH

Autoriteti i Dosjeve firmos bashkëpunimin me RTSH

58
0

Janë vendosur urat e bashkëpunimit mes Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) dhe Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) në fushën e kujtesës, për rivlerësimin e ngjarjeve historike, nëpërmjet përdorimit të arkivës filmike të RTSH-së, ballafaqimit të tyre me dokumentet e arkivës së AIDSSH me synim hedhjen dritë mbi krimet dhe pasojat e diktaturës së proletariatit, ridimensionin e personaliteteve historike të stigmatizuara, ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Sipas marrëveshjes së firmosur mes kryetares së AIDSSH-së, Dr. Gentiana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm, për Radio Televizionin Shqiptar, z.Alfred Peza bashkëpunimi mes palëve do të përqendrohet në realizimin e :

-Programeve të përbashkëta për të bërë të mundur shfrytëzimin e arkivave të RTSH-së dhe TVSH-së dhe dokumenteve të ish-Sigurimit te Shtetit për periudhën ’44-’91, mbi data dhe ngjarje historike me interes për Autoritetin.

-Promovimin e vlerave historike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në diktaturë

-Mediatizimin e aktiviteteve përkujtimore apo edukative të AIDSSH-së si: “Dosja e hapur”, “Gjyqet e inskenuara”..

krijimit të hapësirave televizive për programe të përbashkëta në funksion të Platformës: “Të mësojmë mbi të shkuarën – burime arsimore të hapura,1944-1991”, në kanalin “RTSH Shkolla”, në formatet si: podcast, video të shkurtra, etj.;

-Programit radiofonik për profile biografike të shquara, të cilët janë bërë të njohura kohët e fundit;

-Bashkëpunimit në krijimin e dokumentarëve me fokus fëmijët dhe të rinjtë, duke filluar me dokumentarin “50-vite nga Revolta e Spaçit”

-Risjelljen e programit të fëmijëve “TROÇ”, duke u fokusuar mbi kujtesën demokratike;

-Bashkëpunimin mbi përzgjedhjen dhe trajtimin e dokumentacionit arkivor të Ish-Sigurimit të Shtetit rreth figurave historike/kundërthëniet e familjareve, në programet televizive të RTSH-së: “Dritëhijet”, dhe “Dosje të hapura”.

Zhvillimi i një dialogu të shëndetshëm shoqëror mbi të shkuarën në emër të një të ardhmeje më të mirë është një nga misionet kryesore të AIDSSH-së.

RTSH është partneri ri që shtohet numrit në rritje të institucioneve vendase dhe të huaja me të cilat AIDSSH bashkëpunon me krijimin e saj. Kjo marrëveshje vjen edhe në funksion të zhvillimit të platformës digjitale që AIDSSH po realizon në partneritet me Ministrinë e Arsimir. AIDSSh në funksion të kësaj platforme ka lidhur marrëveshje dhe me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe synon partneritet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ISKK, Akademinë e Shkencave, me qëllim sigurimin e burimeve autentike dhe tekste të kaluara në filtrin shkencor në shërbim të mësuesve të arsimin parauniversitar.

Për ndërtimin e saj AIDSSH po synon vijimin e bashkëpunimit me Departamentin e Arsimit të Këshillit të Evropës, nisur në dhjetor të vitit 2023 në Seminarin Ndërkombëtar.