Ballina Kulturë “Ku e gjen të drejtën”, kompozitori ‘shpërthen’ ndaj Rovena Dilos: Më ka...

“Ku e gjen të drejtën”, kompozitori ‘shpërthen’ ndaj Rovena Dilos: Më ka marrë këngën pa leje

110
0

Kompozitori i njohur Enver Shengjergji ka bërë një reagim të ashpër ndaj këngëtares Rovena Dilo, e cila kohë më parë ka kënduar këngën “Nën kurorën e ullirit”, pa lejen e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shengjergji i drejtohet duke pyetur këngëtaren se ku e gjen të drejtën që këndojë dhe ndryshon këngën pa lejen e tij.

Postimi i plotë:

ROVENA DILO

KJO ESHTE E PA TOLERUESHNE SE SI MUNDE TE KENDOHET KENGA IME NEN KUROREN E ULLIRET,KU E GJENE KETE TE DREJTE

Megjith respektin e konsideratin time ndaj jush si kengetare me nje karjere te gjate e te sukseshme artistike Nuk mund te besh me kengen time si te duash .

E para e ke mare e kenduar pa lejen time

E dyta nje orkestracion qe eshte jashte cdo llogjike te ides se kenges

Tjetra kush te lejon te shtremberosh vijen melodike te kenges

Te shtosh manjera vokalicash Ku ka ne disa vende mos perputhje te thekseve melodike me at te thekseve te poezise etj etj.