Ballina Sport Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” shkon në kuotën e...

Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” shkon në kuotën e 18 golave sezonal

46
0

Rey Manaj është pa diskutim lideri i Sivasspor këtë edicion. Sulmuesi lushnjar ka shënuar 18 gola në kampionat, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit. Në total Sivasspor ka realizuar 41 gola, por 42.9 përqind mbajnë firmën e Manajt.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në 13 nga 15 ndeshjet kur ka shënuar, Sivasspor ka arritur që të mos dalë duarbosh, duke dëshmuar se ekipi është i varur nga Manaj. Në 7 ndeshje, Manaj i ka dhënë fitoren skuadrës, duke shënuar golin e vetëm ose golin e fitores.

Shifra të frikshme që e konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të Manajt gjatë këtij sezoni. 27-vjeçari synon që të bindë trajnerin Sylvinho për t’i bërë vend në kampionatin europian që do të luhet gjatë kësaj vere.

Tashmë që trajneri brazilian do të marrë me vete 26 lojtarë me vete, shtuar këtu dhe formën mjaft të mirë që po kalon, mundësitë që Manaj të ftohet nga tekniku i “kuqezinjve” janë rritur ndjeshëm.