Ballina Rajoni Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

58
0

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është shprehur ditën e sotme se unioni duhet të zgjerohet ose rrezikon të përballet me një “perde të re të hekurt” përgjatë krahut të tij lindor.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim ekziston një rrezik për një perde të re të hekurt,” tha Michel në një intervistë me një grup gazetarësh.

“Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme nëse do të kishit një lagje të paqëndrueshme me mungesë prosperiteti ose mungesë zhvillimi ekonomik. Këto janë interesat tona të përbashkëta – të vendeve kandidate dhe BE – të bëjmë përparim, të përshpejtojmë,” shtoi ai.