Ballina Kulturë Flet regjisori Gëzim Kame: Teodor Laço më vinte hakut!

Flet regjisori Gëzim Kame: Teodor Laço më vinte hakut!

85
0

Regjisori i komedisë “Shi në plazh” Gëzim Kame ka dhënë një intervistë në RTSH ku ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien që kishte në set xhirimi me shkrimtarin e pjesës Teodor Laço.

“Rrugës bisedohesh e flitesh po ku do ta gjejmë jetën, na duhet jeta, të ishim dhe njëherë, na duhet jeta në trup.

Domethënë, kaq përplasje ka qenë, sigurisht brenda marrëdhënieve njerëzore me autorin, me Teodorin, ai domethënë, unë përfundimisht thashë, nëqoftëse se heq, nuk e vë këtë pjesë, kaq, me veto, ai e kishte shumë përzemër atë.” – ka folur regjisori Gëzim Kame për komedinë “Shi në plazh”.

Komedia “Shi në plazh” bën fjalë për ngjarje të prekshme ku familja e Albertit marrin pushime që ta bindin të ndahet nga e dashura e tij Jeta. Personazhet kryesore por dhe ato dytësorë janë të arritur, sidomos personazhi i profesorit që është roli pak më dashamirës por dhe më i pakuptueshëm për pjesën tjetër të personazheve.