Shkrimtari amerikan Paul Auster, që shkroi triologjinë e New York, novela me mistere, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Auster shkroi më shumë se 30 libra në karrierë dhe fitoi status kult në vitet ’80 dhe ’90.
Novelat e tij ishin shpesh histori ekzistencialiste për njerëz që ndiheshin të huaj dhe ishin veçanërisht të suksesshëm në Europë.
Shkrimtari vdiq të martën në shtëpinë e tij në Brooklyn prej komplikacioneve prej kancerit të mushkërive, konfirmoi miku dhe autori Jacki Lyden.
Në Mars të 2023, gruaja e Auster, shkrimtarja Siri Hustvedt, lajmëroi që ai ishte diagnostikuar me kancer.
Djalë emigrantësh hebrenj polonezë, Auster u rrit në Newark, New Jersey, më pas lëvizi për në New York për të studiuar në Columbia University.
Pasi u diplomua, ai kaloi katër vjet në Francë, ku stërviti zanatin e tij si shkrimtar.
Vdekja e beftë e babait të tij e frymëzoi Auster të shkruajë në 1982 “Shpikja e vetmisë”, një reflektim magjepsës për marrëdhëniet e baballarëve me bijtë që u bë më pas një temë e zakontë në veprën e tij.
Por fama e tij do të vinte me “Trilogjinë e New Yorkut”, një përsiatje filozofike e zhanrit detektiv që përqendrohet në një kuartet misterioz të hetuesve privatë që quhen Blue, Broën, Black dhe White.
Veprat e tij të mëvonshme përfshijnë Timbuktu dhe kryeveprat ekzistencialiste Moon Palace, The Music of Chance dhe Leviathan.
Auster lavdërohej për dialogun e tij të mprehtë dhe librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.
Përveç kësaj Auster shkroi skenari për filmin e 1995 “Smoke”, një film për një dyqan duhani, me pjesëmarrjen e Harvey Keitel, që fitoi dhe çmimin e Indipendent Spirit.
Ai gjithashtu drejtoi dhe filmin pasues, Blue in the Face, që sërish kishte protagonist Keitel.
Në 2017, Auster publikoi romanin me 866 faqe 4321, që skanonte shoqërinë amerikane nepërmjet jetës së një njeriu të zakonshëm, Archie Ferguson.
Autori e kishte konsideruar kryeveprën e tij, megjithëse nuk mori përshtypje të mira nga kritika.
Vitin e kaluar, Auster publikoi Bloodbath Nation, bashkë me dhëndrrin e tij fotograf Spencer Ostrader, që fokusohej në dhunën me armë në Amerikë.
Teksti i Auster shoqërohej nga fotografitë bardh e zi nga sitet e 30 skenave të krimeve në masë.
Vitet e fundit, jeta e Auster u godit nga tragjedia me mbesën e tij 10 muajshe Ruby që vdiq pasi gëlltiti heroinë dhe djalin e tij Daniel, babai i fëmijës që vdiq nga overdoza 10 muaj më vonë.
Përpara vdekjes së tij, Daniel u gjet fajtor për vrasje të paqëllimtë. Auster nuk i diskutoi asnjëherë publikisht vdekjet e tyre.