Ballina Europë Përplasje e fortë para parlamentit gjeorgjian, qytetarët mbushin sheshet dhe…

Përplasje e fortë para parlamentit gjeorgjian, qytetarët mbushin sheshet dhe…

56
0

Ligjvënësit gjeorgjianë u përleshën të mërkurën në parlament, ndërsa rifilluan debatin mbi projektligjin për “agjentët e huaj”. Projektligji është bërë shkak për javë të tëra protestash që të martën kulmuan me një goditje të dhunshme të policisë ndaj protestuesve.

Televizioni kombëtar gjeorgjian transmetoi pamje të tensioneve të larta në parlament. Një deputet pro-qeveritar shihej teksa i hidhte një libër ligjvënësve të opozitës, ndërsa të tjerë, tek bërtisnin e përballeshin fizikisht me kundërshtarët politikë. Projektligji për agjentët e huaj ka shkaktuar rritje të akteve dhunës në parlamentin shpeshherë të zhurmshëm të Gjeorgjisë.

Të martën në mbrëmje forcat gjeorgjiane të sigurisë përdorën ujë, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër protestuesve jashtë parlamentit, duke e përshkallëzuar ashpër goditjen ndaj atyre që protestojnë kundër ligjit. Opozita dhe vendet perëndimore e kanë kritikuar projekligjin përqasjen autoritare që paraqet si dhe e kanë cilësuar si të frymëzuar nga Rusia.