Ballina Kosovë Ministria e Brendshme njoftoi se mbi 230 mijë armë pa leje janë...

Ministria e Brendshme njoftoi se mbi 230 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve, gazetari demaskon ligjvënësit: Kodi penal nuk e mundëson eliminimin e armëve ilegale, dhe numri i dënimeve është i ulët

103
0

Gazetari Muharrem Kafexhiu ishte mëngjesin e kësaj të enjteje i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth armëve pa leje në Kosovë.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës.

Sipas gazetarit kjo vjen si pasojë edhe e numrit të ulët të të dënuarve për këtë çështje dhe mungesa e bërjes së një amnistie për armët.

“Nëse bazohemi në atë që supozohet të jetë numri i armëve ilegale, janë diku te 230 mijë. Kjo vjen si pasojë e numrit të ulët të dënimit, por edhe kodi penal nuk e mundëson eliminimin e armëve ilegale. Gjithashtu shikohet si problem që autoritetet nuk u mundësojnë përdoruesve të armëve ilegale që t’i eliminojnë ato. Pra të ketë një amnisti për përdoruesit e armëve ilegale. Problem tjetër është kontrolli i armëve ilegale në veri të vendit, ku nuk ka vetëm armë të vogla dhe ku kontrolli është më i vështirë”,-tha gazetari.