Ballina Aktualitet “Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë”, Ola Xama akuza ndaj qeverisë:...

“Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë”, Ola Xama akuza ndaj qeverisë: Tentojnë të ‘rrëmbejnë’ organizatat që mbrojnë median

136
0

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit. Xama është shprehur se sot politika në Shqipëri ka vënë nën sulm median.

Ajo më tej shtoi se se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike.

“Dua ta solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.

Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për informacion që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushatat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve,” tha ajo.